Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare ish-Presidenti i Francës Zhak Shirak.
Lajmi për vdekjen e tij është njoftuar mëngjesin e sotshëm nga familjarët dhe të afërmit e të ndjerit.
Lajmin e dha dhëndrri i tij Frédéric Salat-Baroux.
“Ish Presidenti Zhak Shirak vdiq këtë mëngjes pranë familjarëve të tij në mënyrë paqësore”. Shkroi ai.
ILIRIANPOST.COM ju sjellë një video ikonike nga takimi i përzemërt që pati Ibrahim Rugova me Presidentin e ndjerë gjatë kohës kur Kosova kishte nevoj për miq. Vlen të theksohet mënyra se si Presidenti Rugova e përqafon dhe e puth në faqe.