1999 – ushtari Britanez luan futboll me fëmijët e Kosovës, sot – Kosova luan me Anglinë

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Faqja në facebook Image of Kosovo e cila merret me promovimin e shtetit të Kosovës ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një fotografi ku shihet një ushtar Britanez i cili gjatë shërbimit në vitin 1999 në Kosovë luan futboll me fëmijët Kosovarë.

“Kjo foto është shkrepur në Prishtinë në vitin 1999. Një ushtar Britanez po luan futboll me fëmijët e lagjes përderisa po shërben në një mision paqëruajtës.

Sot, 20 vite më vonë, Kosova do të luajë me Anglinë për Kualifikimet Euro 2020.” – shkruhet në përshkrimin e fotografisë në facebook.

Ndeshja luhet prej orës 20:45 dhe do të jetë e vlefshme për kualifikimet për Europianin e futbollit që do të mbahet në vitin 2020.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM