Lumir Abdixhiku kërkon debat për jetën reale të qytetarëve

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar në emisionin e T7 se politika në Kosovë është zhvendosur nga problemet reale të qytetarëve drejt temave që ai i konsideron të parëndësishme dhe konfliktuale.

Abdixhiku tha se vendi ka nevojë për një qasje të re politike, ku fokusi kryesor të jenë zgjidhjet konkrete për jetën e qytetarëve dhe jo konfliktet e vazhdueshme partiake.

“Merreni me mend ne po mirremi me gjëra totalisht irelevante për qytetarin e Kosovës. Beso, ato mund të jenë atraktive për një fushatë elektorale, por më tha të thash, të shpifësh, janë totalisht të panevojshme për njerëzit tanë”, deklaroi ai.

Sipas Abdixhikut, debati politik duhet të orientohet drejt ideve, projekteve dhe ballafaqimit programor, e jo drejt përplasjeve personale dhe retorikës polarizuese.

“Do të doja që kjo politikë e kësaj gjenerate tonë, të flasim për çështje konkrete. Hajde t’i ballafaqojmë idetë”, tha Lumir Abdixhiku.

Deklarata e liderit të Lidhja Demokratike e Kosovës vjen në një kohë kur debati publik në vend po dominohet nga përplasjet politike, ndërsa qytetarët përballen me sfida ekonomike dhe sociale gjithnjë e më të mëdha.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM