AKI-ja mbetet pa drejtor dhe pa dy persona të rëndësishëm

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Shpend Maxhuni ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e shefit të AKI-së.

Lajmin për vetëlargimin e tij e ka bërë të ditur sot kryeministri në largim Ramush Haradinaj, por jo edhe arsyet.

Ish-drejtori i Policisë ishte emëruar shefi i këtij institucioni më 20 prill 2018, duke mbajtur kështu këtë pozitë për rreth një vjet e gjysmë, shkruan Insajderi.

Por institucioni më i lartë i sigurisë në vend tashmë nuk ka mbetur vetëm pa shef, por edhe pa Inspektor të Përgjithshëm.

Në fillim të këtij muaji për këtë pozitë goxha të rëndësishme u rekomandua eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Propozimi për të erdhi Instituti Kosovar për Studime Ndërkombëtare të cilët iu drejtuan me një letër presidencës dhe kryeministrisë, shkruan Insajderi.

Kjo pozitë ka muaj që është vakante – prej kohës kur Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkëlzen Sopjanit, i ka përfunduar mandati në fund të muajit shkurt të këtij viti.

AKI tani për tani nuk ka as zëvendësdrejtor.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM