Arrestohet një person për fotografim të votës për Lëvizjen Vetëvendosje

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Neredime të Poshtme të komunës së Ferizajt.

Sipas burimeve të Indeksonline arrestimi i Z.K është bërë për arsye se i njëjti kishte fotografuar votën e dhënë për Lëvizjen Vetëvendosje.

I dyshuari është arrestuar që në momentin e kryerjes së veprës.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM