Berat Buzhala dështon me emision dhe gjobitet nga Komuna (FOTO)

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Berat Buzhala sonte synonte që të thente rekordin e Albin Kurtit që e vendosi në TV Dukagjini, por si duket sot ishte dita e tij pa fat. Përveç këtij dështimi ai sot është gjobitur edhe nga Komuna e Skënderajit pasi e kishin futur një kamionet në shesh. Përkundër veprës Berati doli me reagim publik kundër komunës:

“Komuna e Skenderajit ne lufte e siper me T7. Ishalla po permbyllet kjo lufte ne menyre paqesore. E ftoj ekipin e T7 ta ruaj gjakftohtesine dhe te mos bien ne provokime. Djem, leshoni armet. Vllazen jeni” – Shkruan Buzhala.

Ndërkohe reagon edhe komuna dhe e dëshmon me foto për shkeljet e kanalit të buzhalës.

Reagimi i Komunës

Sqarim publik;

Drenica luftën e ka pas me okupatorin Serb, të cilën e ka fituar, tani “luftën” e vetëm e kemi për sundim të ligjit dhe zhvillim ekonomik.

Së pari një gjë duhet t’a kemi të kjart se ligji do të respektohet për të gjithë njëjtë!

Një ekip nga televizioni T7, sot, ka hyrë me kamionë të tyre brenda sheshit, këtë e ka bërë pa njoftim paraprak dhe pa kërkim leje në Komunën e Skenderajt. Kështu duke shkelur shenjat e komunikacionit që ndalojnë një gjë të tillë. Përderisa rregullat parashohin që për çdo hyrje në shesh me vetura duhet të pajiset me pëlqim paraprakisht nga Drejtoria e Inspektoriatit. Por këtë nuk e ka përfillur fare televizioni në fjalë, prandaj edhe ështe gjobitur nga Policia e Kosovës dhe jo nga Inspektorët siç ka theksuar televizioni T7.

Në rastin tjeter, ku vetura e po të njëjtit televizion është parkuar në vendin ku nuk lejohet parkingu (përveç veturave zyrtare), ajo është përgjegjësi dhe detyrë e Policisë së Kosovës, dhe ata e dijnë më së miri se si të veprojnë në raste të tilla.

Ps: Ligjin do t’a respektojmë pa marrë parasyshë nëse do të jet televizion apo çkado tjetër.

Respekt për të gjithë!

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM