Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen në Kosovë, interesimi për pjesëmarrje po duket më i madh se sa në zgjedhjet e kaluara.
Deri në orën 15:00, vërehet se dalja në votime është mjaftë e madhe krahasuar me zgjedhjet e para dy viteve, ato të vitit 2017.
Në këto zgjedhje deri në orën 15 kanë votuar 554 mijë e 750 qytetarë, ose 29.28 për qind, që është me shumë se në zgjedhjet e vitit 2017.
Krahasuar me zgjedhjet e 2017-ës kanë votuar 57.630 persona më shumë. Kjo, pasi në ato zgjedhje deri në orën 15:00 kishin votuar 497 mijë e 120 qytetarë, ose 27.75 për qind.
Deri në mbylljen e votimeve në orën 19:00, pritet që dalja në votime të jetë më e madhe se sa dalja në zgjedhjet e vitit 2017.




