26 verifikues të cilët ishin të ngarkuar për numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar, pasi këto zarfe kundërmuan.
26 verifikuesit ndodhën në Klinikën Infektive. Në këtë klinikë sic raporton gazetari i Agjencisë së Lajmeve FaktePlus, kanë arritur edhe prestarë të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë që askush nuk ka pranuar të jap deklaratë për media.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve. Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.
Ai ka deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar.
“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë. Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia”, ka deklaruar Buzhala
Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00.




