Hoxhaj: Ne nuk e ndajmë UÇK’në, si po mundohen ta ndajnë të tjerët

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj në një takim që ka pasur me veteranët e luftës në Pejë dhe Klinë, ka thënë se PDK-ja është trashëgimtare e UÇK-së dhe themeluese e shtetit.

Hoxhaj, gjithashzu ka thënë se PDK nuk e ndanë UÇK-në, si e ndajnë të tjerët.

“Sokoli, Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Se ne nuk e ndajmë UÇK-në, nuk e ndajmë kurrë UÇK-në.”, ka thënë Hoxhaj.

Kurse përmes një statusi në Facebook, ai ka shkruar se PDK-ja, si trashëgimtare e UÇK-së dhe themeluese e shtetit të Kosovës, është e vetmja që mund t’i parandalojë përpjekjet për njollosjen e luftës sonë çlirimtare dhe për zhbërjen e shtetësisë sonë.

“Veteranët e UÇK-së, që sonte i takova në Pejë e Klinë dhe që po i takoj çdo ditë gjithandej Kosovës, ishin përherë krahë për krah me Hashim Thaçin e Kadri Veselin. UÇK-ja është ADN-ja e PDK-së dhe së bashku me veteranët e UÇK-së do ta fitojmë edhe këtë betejë!”, ka shkruar Hoxhaj.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM