Presidenti i Serbise Aleksander Vucic ka njoftuar opinionin per nje marreveshje te arritur me kryeministin e Shqiperis Edi Ramen dhe ate te Maqedonise se veriut Zoran Zaev gjate takimeve te tyre ne OKB.
Vucic per mediat Serbise ka njoftuar se ne takimin e 9-10 tetorit me Edi Ramen dhe Zoran Zaev,te cilet do te te udhetojne per ne Beograd ,do te nenshkruhet iniciativa per zonen “Mini Shengen” e cila ka kuptimin e heqjes se pengesave doganore dhe formimin e nje tregu te vetem ne Ballkanin perendimor.
“Ne do ta ndërmarrim këtë iniciative brenda dy javësh, në një takim në Serbi. Unë besoj se është e rëndësishme. Pastaj, do të shkojmë në Maqedoninë Veriore dhe Shqipëri në përpjekje për të çuar atë përpara. Më pas ne do të përpiqemi të përfshijmë Prishtinën dhe Bosnjë-Hercegovinën, dhe kjo do të ishte diçka e ngjashme me marrëveshjen CEFTA”, tha Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë.
Kjo iniciative eshte ide e BE-se si nje parapergaditje e Ballkanit Perendimore per integrimin e perbashket ne BE,te cilen Kosova e ka kundershtuar me pare duke e cilesuar si nje rikthmin ne nje “Jugosllavi te re”.




