Kadri Veseli: Nuk kam qef ta shoh këtë vend duke dalë prej binarëve

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, sonte në RTK ka thënë se njerëzit në Kosovë duhet të solidarizohe më shumë me njëri-tjetrin.

Veseli thotë se është njeriu më proevropian në Kosovë dhe se barrierat për kosovarët nga Evropa po qiten shkaku i myslimanizmit në vend.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kundërkandidatët e tij, Albin Kurti nga Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani, nga Ldhja Demokratike e Kosovës, nuk beson që i sjellin diçka të mirë Kosovës.

Ai ka folur të premtën në “Debat” te RTK.

“Albin Kurti ka qasje antiamerikane, Vjosa për tri vite e ka bllokuar Isa Mustafën për demarkacionin. Albin Kurti dhe Vjosa kanë pasur një qëndrim për demarkacionin. Edhe sot e kanë një qëndrim. A do t’i sjellin ndonjë të mirë Kosovës? Unë mendoj se jo. Nuk kam qejf ta shoh këtë vend duke dalë prej binarëve”, ka thënë ai.

‘’Nuk ia pranoj kujt në Kosovë që janë më proevropian se unë. S’jam më shumë se vetë ata. Ju kam thënë po na leni vec pse mendoni që jemi myslimanë. Marre, ne besimin e kemi atë e dojmë. E respektoj, kishën, xhaminë. Shkoj edhe në kishë edhe në xhami. Jam nip e djalë i haxhisë. Jam krenar për këtë’’, ka thënë Veseli.

“Unë jam i bindur që do të jetë fitore bukur solide e PDK-së. Sepse e shoh nga reagimi. Në shumicën e vendbanime e kemi hasur një përkrahje të jashtëzakonshme. Unë besoj që si kryeministër do të jem i rrugëzigjedhjes”, ka thënë Veseli. “Mesazhi për qytetarët është 112 por e respektoj secilin tjetër”.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM