Debatet mes deputetëve dhe ministrave janë të zakonshme në çdo vend demokratik të botës moderne, por i tillë nuk ishte edhe debati mes ministrit Zenka dhe një deputeti serb të Malit të Zi.
Ministri shqiptar Mehmet Zenka, i vetmi në qeverinë e Malit të Zi, sot ka replikuar me një deputet serb brenda sallës në Kuvendin e Malit të Zi.
E gjitha filloi lidhur me çështjen e Kosovës, flamurin shqiptar dhe për kishën në Rumi.
Ministri për të drejta dhe pakica në qeverinë e Malit të Zi, nuk hezitoi të merr fjalën dhe t’i kundërpërgjigjet deputetit serb, i cili në një moment e pyeti se cili është flamuri i tij?
Ndërkaq, përgjigja e ministrit të vetëm Shqiptar në qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zemkas ishte e menjëhershme, duke i thënë se flamuri i tij është flamuri shqiptar, shkruan malësia.me.
NEOGAZETA








