Policia arreston vëllaun e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Salih Tahirin

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Salih Tahiri, vëllai i kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është arrestuar sot gjatë ditës.

Lajmin për GE e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sot, më 7 tetor, Njësia e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘ushtrim i ndikimit’. Me aktvendim të prokurorit, që të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hoxha.

Arrestimi i Tahirit ka ardhur pasi Indeksonline është publikuar një video ku pretendohet se Tahiri kërkon ryshfet në këmbim të lejeve ndërtimore.

Kryetari i Vushtrrisë pas publikimit të videos, është distancuar duke thënë se do të bashkëpunojë me drejtësinë ndaj atyre që, sipas tij, i kanë shkelur besimin.

Po ashtu Tahiri ka thënë se PDK’ja për një vit ka provuar ta shantazhojë vazhdimisht me këtë video.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM