Pak orë kanë mbetur deri në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 6 Tetor 2019.
Megjithatë shumë prej partive e kanë nisur këtë fushatë shumë më herët. Kjo shihet që nga tubimet e mbajtura deri te postimet dhe fotografitë në rrjetet sociale.
Secili nga kandidatët për kryeministër ështê përkujdesur për brendimin e fushatës së partisë për këto zgjedhje.
Tjetër karakteristikë janë edhe ngjyrat të cilat partitë i përdorin për brendim të fushatës. Shembull Partia Demokratike zakonisht identifikohet me ngjyren e kaltër, Lëvizja Vetëvendosje me atë të kuqe etj; dhe kjo nuk paraqet dallim as kësaj here.
Për dallim prej këtyre, LDK dhe kandidatja për kryeministre kanë zgjedhur ngjyra tjera për tu paraqitur në fushatë. Ka disa ditë profili i Vjosa Osmanit në facebook është brenduar me që nga fotoja e profilit deri te fotoja e koverit.

Një detaj i vogêl por që kuptimi nuk i dihet nese është vënë qëllimshëm apo ka rastisur si ide kreative êshtë edhe përdorimi i ngjyrave të errëta gati në të zezë në sfondin e fotografive me Vjosën në foto dhe mesazhin Beso që është edhe sllogani i LDK-së për këto zgjedhje.

A ka kjo prapavijë e errët kuptimin e gjendjes në të cilën ndodhët vendi sipas LDK-së apo ka ndonjë kuptim tjetër ndoshta do ta kuptojmë në ditët në vazhdim tê fushatës. Sorsi: Faqja zyrtare e kandidates në facebook.
NEOGAZETA




