Biznesmeni dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi për herë të parë ka rrëfyer se si konkurrentët e tij deshën të largonin atë nga skena ekonomike.
Sipas tij një kompani nga Shqipëria e cila i ishte shitur Mishkoviqit kishte bërë një skenar që të likuidonin atë.
“Një kompani nga Shqipëria ja ka shit firmën Mishkoviqit nga Begoradi një rrjeti tregtarë të atëhershëm shumë të fuqishëm. Ka qenë tentimi që ajo kompani me miqtë e vetë në Kosovë duke trillu gjana me detyru kryeministrin e asaj kohe të mos mbështes ELKOS-in fare, kështu pra të krijojë që njerëzit me rreziku dhe me qit ELKOS-in dhe ETC-në poshtë dhe të më detyrojnë mua ta shes për shkak të krizave të krijuara ekonomike. Dhe në anën tjetër kanë targitu te partia që kam qenë me ta se ky është duke zhvillu biseda me serbet për me e shitë në mënyrë që me likuidu fizikisht dhe të më largojnë mu nga skena ekonomike dhe politike”, ka thënë Kelmendi për Gazetën inFokus.






