Nga momenti kur Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bisedon përmes telefonit me homologun e tij nga Izraeli, Benjamin Netanyahu, i cili ia konfirmon njohjen nga shteti i tij, kanë ardhur shumë reagime që cilësojnë se njohja nga Izraeli është një prej më të rëndësishmeve që i ka ardhur Kosovës. I gjithë ky zhvillim historik ka ndodhur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Trump. Një reagim erdhi sot nga Israeli.
Eli Vered Hazan, Drejtor për marrëdhënie me jashtë në partinë e Kryeministrit Israelit LIKUD, bashkëpunëtor dhe këshilltar i Netanyahu. Ai ka shpërndare një fotografi me Armend Ibrahimi, Këshilltarin e ish Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, me mbishkrimin:
“Izraeli dhe Kosova do të përgatisin marrëdhëniet diplomatike dhe unë ndiej një lloj arritje përfundimtare. 4 vjet më parë në një konferencë të një prej partive evropiane ku unë morra pjesë së bashku me Tamir Wertzberger si përfaqësues të Likud, shprehem dëshirën tonë që problemet midis Kosovës dhe Serbisë të zgjidheshin dhe që Izraeli dhe Kosova të përgatisnin marrëdhëniet diplomatike. Kolegu im nga Kosova ishte Armend Ibrahimi – këshilltar i kryeministrit të Kosovës (në foto ulur në të djathtën time). Ne ngritëm një dolli së bashku për paqen dhe prosperitetin. Çfarë të shtune të shkëlqyeshme morëm.”










