Sot 20 vite nga varrimi i Xhemajl Mustafa (video pamje)

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Sot janë bërë 20 vite që nga dita kur u vra zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafa. Mustafa ishte njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Vrasja e Xhemajl Mustafës kishte tronditur gjithë opinionin pasi që ai njihej si zëdhënësi më besnik i idealeve rugoviane.

Xhemajl Mustafa u vra më 23 nëntor 2000 në hyrje të objektit banesor në lagjen Dardania në Prishtinë. Në pamjet e dikurshme të realizuara nga AP, shihet edhe djali i Xhemajl Mustafës, tanimë ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Besian Mustafa. Besian Mustafa asokohe ishte shumë i ri, kur edhe u vra babai i tij.

Ndryshe U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi sot Xhemajl Mustafën ku tha se nuk do të rreshtin së kërkuari drejtësi për të.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM