Ndeshja në mes Kosovës dhe Çekisë është zhvilluar të shtunën, ku Kosova ka fituar me rezulat 2:1.
E, këtë rezultat pak para fillimit të ndeshjes e kishte parashikuar edhe ish-kryetari i Kuvendit, njëherit kryetar i PDK-së, Kadri Veseli.
Ai kishte thënë se Kosova do të shënoj dy gola, ndërsa do të pranojë vetëm një, përcjell FaktePlus.
Por, edhe dy ditë pas Veseli po ndan momente të gëzimit të fitores së Kombëtares së Kosovës.
Veseli, sot në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë një video ku shihet me lojtarët e Kombëtares, derisa në mbishkrimin e videos ka shkruar “Thojshin që ka me na mujtë Çekia 😂”








