YMERI TREGON PSE NUK ISHTE NGRITUR NË KËMBË PËR HIMNIN E KOSOVËS

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë deputet nga radhët e Grupit të Pavarur të Deputetëve, ka treguar arsyen pse nuk është ngritur për himnin e shtetit të Kosovës.

Ymeri ka thënë se nuk ka mund të dallojë tingujt e himnit, ai ka menduar se është lëshuar ndonjë muzikë e Beethovenit.

“Unë nuk mundja t’i dallojë tingujt e himnit, mendofsha mos është ndonjë muzikë e “Betovenit”, për këtë edhe nuk jam ngritë fare për himnin e Kosovës”, ka thënë Ymeri në Oxygen të Klan Kosovës.

Ymeri ka folur edhe për simbolet e shtetit e Kosovës dhe ka thënë se edhe ato janë të mjaftë problematizuara.

“Unë mendoj që edhe simbolet kosovare janë të problematizuara”, ka thënë Ymeri.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM