Agim Veliu mburret me rezultatin në Podujevë, nuk flet për rezultatin e përgjithshëm

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, ka reaguar në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’, kur tashmë procesi i numërimit të votave nga KQZ’ja po shkon drejt fundit dhe LDK’ja sipas rezultateve preliminare renditet e dyta pas VV’së me një diferencë prej 7 mijë votave, shkruan Gazeta Express.

Ai ka falënderuar të gjithë simpatizantët e partisë në qytetin e Podujevës, duke thënë se e mbajtën LDK’në si subjektin e parë në Llap.

Shkrimi i plotë:

Faleminderit veprimtarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të LDK-së në Podujevë, që me urtësi, punë e përkushtim e mbani LDK-në në Llap gjithmonë në vend të parë.

Procesi i sotëm zgjedhor rikonfirmoi degën tonë më të fuqishmen në nivel vendi.

Vazhdojmë…✌🏻

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM