Armend Ibrahimi, ish kryetari i rinisë së LDK-së ka publikuar një shkrim në faqen e tij në Facebook përmes të
cilit ka goditur rëndë politikën kosovare.
Ai shkruan se në studime të doktoratës është duke hulumtuar në një projekt për Intelegjencën Artificiale, ku mbi 1 Trilion e 349 Miliardë dollar e qarkullojnë atë treg, për të cilin Presidenti Trump ka ndarë 134.1 miliardë dollarë për hulumtim dhe zhvillim për vitin 2020, përderisa politika kosovare merret me tema krejt të parëndësishme, si psh. “se në cilën anë të zyrës duhet ta vjerrim fotografinë e Hashim Thaçit”.
Ai tregohet mjaft i ashpër me politikën kosovare edhe për shumë tema të tjera, përderisa shkruan se “gjendja e Kosovës është emergjente”. Te nderuar lexues, lexojeni më poshtë shkrimin tij dhe na shkruani se cfarë mendoni për të.
ILIRIANPOST.COM ju sjellë shkrimin e tij të plotë:
“Sa gjynah Rinia e Kosovës
Të nderuar miq, dua të komunikoj me ju për disa zhvillime në vendin tonë.
Në studime të doktoratës jam duke hulumtuar në një projekt për Intelegjencën Artificiale dhe zhvillimet e jashtëzakonshme që Shtetet e Bashkuara po i aspirojnë. Mbi 1 Trilion e 349 Miliardë dollar e qarkullojnë këtë treg. Presidenti Trump ka ndarë 134.1 miliardë dollarë për hulumtim dhe zhvillim në Intelegjencë Artificiale për vitin 2020.
Unë po ndjej dhimbje në shpirt kur po e shoh politikën kosovare tek kur po merren me tema krejt të pa rëndësishme, psh. se në cilën anë të zyrës duhet ta vjerrim fotografinë e Hashim Thaçit. Në anën tjetër gjendja jonë është emergjente.
Rinia e Kosovës po bënë jetë të vështirë, mbi 60% janë të papunë, e ata që e kanë një punë çdo ditë punojnë pa ju respektu të drejtat themelore të një punëtori, madje edhe të një njeriu.
Sa herë futesh në rrjete sociale tmerrohesh nga familje të shumta që detyrohen të kërkojnë ndihmë se u janë goditur fëmijët nga sëmundje që nuk mund të trajtohen në Kosovë – politika trumbeton se ka ndërtuar spitale e qendra të mjekësisë.
Sa shumë objekte shkollore janë ndërtuar – e arsim nuk kemi, diplomat nuk na pranohen jashtë Kosovës, e mjaftojnë të shihen rezultatet.
Sa shumë e duam Shqipërinë, e nga Shqipëria po na vjen vetëm droga, nuk është se po na e sjellin me zor.
Kosova mund të jetë e pasur se Zoti na ka bekuar me shumë pasuri, e më të rëndësishmen, Popullin më të ri me moshë në Evropë, që po i duhet të ikë në Evropë se në Kosovë nuk ka as monedha në gjep.
Ju lutem juve që keni marrë përgjegjësi, Kryeministër, Kryetar Kuvendi, Deputet e Ministra, mos u merrni me politikë, me tema broçkulla e me vetveten – merruni me Popullin, për atë ju kemi zgjedhur, e për atë kemi nevojë.
Sa gjynah Rinia e Kosovës, 134.1 miliardë dollarë i ndanë Amerika.
Ne kemi lindur me kompjuter në dorë, po na duhet të diskutojmë se në cilën anë të zyrës duhet ta vjerrim fotografinë e Hashim Thacit.” – Shkruan Ibrahimi.








