/

Armend Zemaj ministri më i preferuar në Qeverinë Hoti

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Sipas lexuesve të ILIRIANPOST.COM.com, del që Armend Zemaj është ministri më i preferuar në Qeverinë Hoti.

Pas 24 orësh, 3120 lexues kanë marrë pjesë në sondazhin “Cili është ministri apo ministrja më i/e mirë në Qeverinë Hoti”, duke shprehur opinionin e tyre.

Armend Zemaj prinë me 23% të votave, i pasuar nga Agim Veliu dhe Anton Quni.

Duket se angazhimi i ministrit Zemaj në menaxhimin e pandemisë ka bërë që ai të bëhet ministri më i preferuar për ta në një kohë shumë të shkurtë. Duhet kujtuar faktin se z. Zemaj ishte ndër ministrat më të atakuar nga opozita dhe mediat.

Nga ministrat shqiptarë më pak e preferuara është Vlora Dumoshi, pas saj në listë renditen vetëm Dalibor Jevtiq dhe Goran Rakiç.

Cili është ministri apo ministrja më i/e mirë në Qeverinë Hoti?

  • Armend Zemaj - Ministër i Shëndetësisë (23%, 726 Votes)
  • Agim Veliu - Ministër i Punëve të Brendshme (23%, 705 Votes)
  • Anton Quni - Ministër i Mbrojtjes (19%, 601 Votes)
  • Meliza Haradinaj – Stublla - Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (12%, 372 Votes)
  • Hykmete Bajrami - Ministre e Financave (10%, 309 Votes)
  • Blerim Kuçi - Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit (3%, 101 Votes)
  • Selim Selimi - Ministër i Drejtësisë (3%, 91 Votes)
  • Skender Reçica - Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale (3%, 88 Votes)
  • Besian Mustafa - Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (1%, 45 Votes)
  • Arban Abrashi - Ministër i Infrastrukturës (1%, 23 Votes)
  • Ramë Likaj - Ministër i Arsimit dhe Shkencës (1%, 19 Votes)
  • Enis Kervan - Ministër i Zhvillimit Rajonal (0%, 13 Votes)
  • Vesel Krasniqi - Ministër i Tregtisë dhe Industrisë (0%, 12 Votes)
  • Vlora Dumoshi - Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (0%, 11 Votes)
  • Goran Rakiç - Ministër i Pushtetit Lokal (0%, 4 Votes)
  • Dalibor Jevtiq - Ministër për Kthim dhe Komunitete (0%, 4 Votes)

Gjithsej votues: 3,120

Loading ...
- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM