Avokati Tomë Gashi publikon një faqe nga ditari i Astrit Deharit

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Avokati Tomë Gashi ka publikuar një pjesë të ditarit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari i cili ka vdekur në burgun e Prizrenit në vitin 2016.

Po ashtu, Gashi ka thënë se Ministria e Drejtësisë ka marrë raportin nga Instituti Zviceran para zgjedhjeve të 6 tetorit, por nuk e kanë publikuar.

Postimi i plotë i Gashit:

Astrit Erdhi Dita…!

Tani po dihet pse e vranë…! Sepse ai e dinte edhe nga burgu se do të vij dita në 2019, këtë ai e parashikoj edhe në fletoren e tij të burgut, se Lëvizja VETËVENDOSJE.! do të vijë në pushtet në vitin 2019.

Astrit Dehari kishte shumë arsye për të jetuar dhe për të pritur fitoren e Lëvizjës VETËVENDOSJE.!Fitoren e të cilës ai e kishte parashikuar, por nuk e lan…!

Ministria e Drejtësisë ka marrur raportin nga Instituti Zviceran para ditës së fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!..Më 06.10.2019.

Pse nuk e bëjnë publike …!

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM