Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që edhe këtë mandat të qëndroj në opozitë. Keshtu konfirmojnë burime brenda LDK-së.
Ky vendim vjen si për faktin se rezultati ishte i papritur pasi LDK e kishte fitoren në dorë.
“Kështu ka vendosur qytetari, ne ofruam programin dhe kandidatët më të mirë por nuk dolëm të parët edhepse vetëm dy muaj përpara ishim gati 10 pikë para VV”.
Ata supozojnë se LDK humbën pikë pasi nuk ia qëlluan me kandidat.
“Të gjithë treguesit nga cojnë te fakti se nuk ia kemi qëllu me kandidat për kryeministër – me gjithë respektin ajo më shume ishte një kopje e lodhtë e Albinit se një kandidate si kemi pasur në të kaluarën”.
“Nuk kemi dicka kundër Albinit por sot është bërë e qartë se jemi larg me qëndrime dhe negociatat më tej nuk kanë asnjë kuptim”.
Për momentin, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar dhe pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Albin Kurti pritet të bëhet Kryeministër nëse arrin të siguroj votat në kuvend. /ILIRIANPOST.COM







