Emrat e ekipit negociator që drejtohet nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, kush i zë vendet e LDK-së dhe VV-së?

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Në seancën e mbajtur sot të Kuvendit të Kosovës ku është shqyrtuar rezoluta e Partisë Social Demokrate për dialogun, Visar Ymeri i PSD-së, derisa ka prezantuar rezolutën e propozuar nga partia e tij, ka thënë se ekipi negociator do të përbëhet nga nëntë persona.

Ai ka thënë se ekipi negociator do të përbëhet nga Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar dhe Dardan Gashi. Dy vendet e rezervuara për VV-në dhe LDK-në do t’i zë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM