Flet Lirije Kajtazi – deputetja e LDK’së që nuk e votoi Glauk Konjufcën

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Lirije Kajtazi është Zonja më e fuqishme në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Një politikane shumë e diciplinuar, një grua e përkushtuar për Familjen dhe për Shtetin. Ajo ishte e vetmja deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk e votoi Glauk Konjufcën për Kryetar të Kuvendit.Thënë më thjeshtë, Lirija ka pasur të drejtë.

Për RTK ajo tha se LDK gjithmonë është pajtuar se fituesi e merr Kryeministrin, mirëpo edhe LDK duhet të marrë pjesën që i takon.

“Diferenca është jashtëzakonisht e vogël. Fituesi e merr kryeministrin, por edhe ne kërkojmë që të marrim hisen që na takon”, ka thënë ajo, në emisionin “Debat” në RTK.

Ajo ka thënë se nuk e ka votuar për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufcën për arsye se ka dështuar që gjërat me Vetëvendosjen të shkojnë deri në fund me marrëveshje.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM