Qytetarët e kryeqytetit të Kosovës po vazhdojnë të përballen me rrugë e trotuare të prishura. Sikur të mos mjaftonin këto dëmtime, shpeshherë qytetarët hasin edhe në gropa që paraqesin rrezik për ta.
Është tani gropa që gjendet në një rrugë mjaft të frekuentuar në Prishtinë.
Bëhet fjalë për gropën që gjendet përballë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, krejt afër semaforëve.
E qytetarët të vetmen adresë për të shprehur pakënaqësitë e tyre po i kanë rrjetet sociale.
Ndërkaq, më poshtë sjellim fotografi dhe video të gropës që po është e rrezikshme për kalimtarët që frekuentojnë atë pjesë.
Prishtina është një nga qytetet që edhe 20 vite pas luftës po ballafaqohet me probleme të shumta.








