Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka mbërritur në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pritet të takohet me kandidaten për kryeministre dhe nënkryetaren e kësaj partie, Vjosa Osmani.
Ndërkohë ndaras takim në të njëjtën kohë janë duke mbajtur edhe grupet punuese të dy partive, të cilat janë duke u përpjekur të bashkërendojnë programet drejt arritjes së një koalicioni për bashkëqeverisje.
Në takimin e grupeve punuese janë duke marrë pjesë: Glauk Konjufca, Hekuran Murati e Besnik Bislimi, ndërkohë nga LDK-ja Lumir Abdixhiku e Avdullah Hoti.
Sipas të gjitha gjasave në këtë takim do të diskutohet për çështje ekonomike.







