LDK e kërkon Vjosën Kryeministre pasi e kalon Albinin me vota si kandidate (dokument)

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Është kandidatja më e votuar e këtyre zgjedhjeve në Kosovë.

Vjosa Osmani në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’ia sjellë Lidhjes Demokratike të Kosovës 162 mijë e 209 vota, duke e lënë pas kështu Albin Kurtin e Vetëvendosjes i cili në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 kishte arritur t’i mbledhë 143 mijë e 642 mijë vota duke qenë lideri më i votuar në vend.

Por, situata ka ndryshuar në këto zgjedhje. Vjosa Osmani, si kandidate nga LDK-ja për kryeministre ka arritur të marrë rreth 20 mijë vota më shumë se sa Albin Kurti në vitin 2017.

Nga 200 mijë votat sa llogaritet t’i ketë LDK-ja në zgjedhjet e 2019-s, Vjosa Osmani ka arritur që t’i marrë 162 mijë e 209 vota.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM