Vjosa Osmani: Dallimet me Presidentin i kemi të mëdha, takimet tona janë vetëm për agjendë

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, gjatë deklarimit të saj për media, ka folur edhe për takimin djeshëm të saj, me Presidentin e Kosovë Hashim Thaçi.

Osmani takimet e djeshme me Presidentin Thaçi i ka quajtur agjendë shtetërore dhe se dallimet me të për çështje të caktuara, si çështja e kufijve ende qëndrojnë.

“Ta keni parasysh që ajo ka qenë agjendë shtetërore, asnjë nga organizimet dje nuk kanë qenë private. Dallimet tona me presidentin kanë qenë për çështje të caktuara si çështja e kufijve e ato dallime ende qëndrojnë”

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM