Përparim Rama takohet me Veteranët e Luftës: Prishtina, i vetmi qytet me sektor për mbrojtjen e kategorive të dala nga lufta

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim me Organizatën e Veteranëve të Luftës, ku ka theksuar se Prishtina është i vetmi qytet në Kosovë dhe në rajon që ka krijuar një sektor të veçantë për mbrojtjen e kategorive të dala nga lufta, në kuadër të kabinetit të tij.

“Kryeqyteti është i vetmi qytet në Kosovë dhe rajon që ka themeluar sektorin për mbrojtjen e kategorive të dala nga lufta në kuadër të kabinetit të Kryetarit”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, ky angazhim është dëshmi e përkushtimit të institucioneve komunale për të nderuar dhe përkrahur ata që kanë dhënë kontribut në lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë të përkrahim lavdinë tonë kombëtare. Sot, organizatat e veteranëve të luftës na pritën në vizitë dhe bashkëbiseduam për vazhdimësinë e punës dhe bashkëpunimit tonë. Të bashkuar gjithmonë për të mirën e vendit!”, ka theksuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ky takim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të fuqizuar partneritetin mes institucioneve komunale dhe veteranëve të luftës, duke garantuar që mbështetja për këtë kategori të mos mungojë.

/ILIRIANPOST.COM

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM