Përparim Rama: Vizioni ynë po realizohet – në qershor 2026, Trami do të jetë në Prishtinë

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në qershor të vitit 2026, Trami do të bëhet pjesë e transportit publik në kryeqytet.

Në një njoftim zyrtar, Rama ka theksuar se është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me operatorët privat të transportit të ri të Prishtinës (TRIP), duke hapur rrugën për implementimin e projektit të tram-it elektrik.

“Në qershor të 2026-tës Tram do të jetë këtu! Sot filloi zyrtarisht bashkëpunimi i Kryeqytetit me operatorët privat të transportit të ri të Prishtinës (TRIP) për zbatimin e projektit të tram-in elektrik”, – ka deklaruar Rama.

Sipas tij, ky është një tjetër hap drejt modernizimit të sistemit të transportit publik dhe reduktimit të ngarkesës së trafikut në Prishtinë.

“Ky është një tjetër hap drejt planit dhe vizionit tonë për mobilitetin në kryeqytet. Vizioni ynë po realizohet. Po e modernizojmë flotën e autobusëve sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, po e ulim ngarkesën e trafikut në Prishtinë dhe po e vendosim qytetarin në qendër,” – ka përfunduar Rama. /ILIRIANPOST.COM

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM