Shumë prej kandidatëve që nuk arritën ta marrin mandatin e deputetit u zhgënjyen pas publikimit të rezultateve të para nga KQZ-ja. Një ndër ta është edhe Sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri.
Zgjedhjet e 6 tetorit ishin të befasishme për shumë ish-deputetë, të cilët i hynë garës, por nuk ia dolën në krye.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës mandatin e deputetit nuk kanë arritur ta fitojnë disa ish-deputetë të legjislaturës së kaluar, të cilët synonin edhe një mandat.
Nga kjo parti nuk arritën të rizgjidhen Ismet Beqiri, Besa Gaxherri, Imet Rrahmani, Naser Rugova dhe Mirjeta Kalludra.
Pjesë e Kuvendit nuk do të jetë as ish-deputeti Labinot Tahiri, i cili ishte bërë pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së, përderisa në këtë parti kishte aderuar pak para zgjedhjeve.







