Ramush Haradinaj: Kur po thotë Kadria e luftojmë korrupsionin, po m’duket që është 1 prilli

(FILES) In this file photo taken on January 25, 2019 Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj speaks during an interview with the AFP, in Pristina. - Kosovo PM resigns after being called to war crimes court, AFP learnt on July 19, 2019. (Photo by Armend NIMANI / AFP)ARMEND NIMANI/AFP/Getty Images
- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me qytetarët e Vitisë dhe me kandidatët për deputetë të kësaj ane nga koalicioni AAK-PSD.

Haradinaj ka folur edhe për kundërshtarët e tij politikë dhe për premtimet e tyre.

Ai ka thënë se qeverisjen me PDK-në e ka ndërprerë sepse kjo parti, siç ka thënë ai, është treguar e paqëndrueshme atëherë kur i është dashur vendit më së shumti.

“Jam nda prej PDK-së, se kur kenë temat ma të rëndësishme të venit, nuk qëndronin, nuk mbanin qëndrim”, ka thënë Haradinaj, shkruan Insajderi.

Veselit ia ka lëshuar një batutë.

“Kadria po thotë e luftoj korrupsionin. Po m’doket sikur 1 Prilli”, ka thënë Haradinaj, duke iu referuar ditës së gënjeshtrave.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM