Rexhep Qosja: LDK-ja u fal për të bërat tridhjetëvjeçare në kurriz të Kosovës

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Akademika Qosja i pyetur nga Rudina Xhunga në një intervistë deklaroi se LDK-së i është falur fitorja si parti e dytë – sepse në fakt nuk ka fituar. Madje këtë fitore ia falën Thaci e Haradinaj, sipas tij.

Rudina Xhunga: Humbja e Haradinajt, Limajt, Veselit, çfarë mesazhi është për ata që fituan luftën?

Rexhep Qosja: Fitorja e Vetëvendosjes dhe e LDK-së si parti e dytë, sidomos fitorja e Vetëvendosjes për Hashim Thaçin si kryendërtues i politikës së Kosovës pas krijimit të shtetit të Kosovës, për Ramush Haradinajn, për Kadri Veselin e për Fatmir Limajn është pësim e mësim i madh. Por, ata kanë treguar se mësimet nuk duan t’i mësojnë prandaj në shtetin e Kosovës janë sjellë si në shtëpinë e tyre private. Njeriu shtëpinë e vet e ruan dhe e merendon me kujdes, por këta shtëpinë e quajtur shteti i Kosovës e përdorën, e shpërdorën, e ç’merenduan dhe e plaçkitën pa mëshirë!

Rudina Xhunga: LDK-ja vetë dhe kreu Mustafa, çfarë mesazhi morën?

Rexhep Qosja: LDK-ja dhe kryetari i saj, Isa Mustafa, e morën këtë mesazh: fitoret politike mund të jenë edhe të dhuruara dhe fitoren si parti e dytë në këto zgjedhje LDK-së ia dhuruan Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj me pelegrinazhet e tyre LDK-iste dhe me amnistimin e tyre për të gjitha të bërat e të pabërat tridhjetëvjeçare të LDK-së në kurriz të Kosovës.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM