Sami Lushtaku zhvillon takime me bizneset e vogla në Skënderaj për zhvillim

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Kandidati për kryetar të Skënderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar sot një sërë takimesh me bizneset e vogla në këtë komunë.
Ai ka theksuar se secili takim me qytetarët është një dëshmi e qartë e besimit të tyre, që përbën forcën më të madhe për të vazhduar rrugën drejt zhvillimit të Komunës.

Postimi i plotë i Lushtakut:

“Sot zhvilluam takime të shumta me biznese të vogla që mbajnë gjallë ekonominë lokale, me mësimdhënës që formësojnë të tashmen dhe të ardhmen e brezave si dhe me pensionistë që me përvojën dhe sakrificat e tyre na frymëzojnë çdo ditë.

Çdo takim e çdo duarshtrëngim është dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve është forca jonë më e madhe për të vazhduar rrugën drejt një Skenderaj më të zhvilluar e më të mirëqenë për të gjithë.”

/ILIRIANPOST.COM

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM