Teuta Rugova u përjashtua nga lista – Flet nënkryetari i LDK-së

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur të enjten e kaluar mbledhjen ku është diskutuar për kandidatët që do të futen në listën e LDK-së për deputetë.

ILIRIANPOST.COM merr vesh që gjatë kësaj mbledhje ka pasur mjaft shumë diskutime për përbërjen e listës garuese të LDK-së. Përkundër tentimeve që të fitojnë mandatin e deputetit për një mandat katër vjeçar, duket se disa nga ish- deputetët do të mbeten jashtë listës.

Teuta e Ukë Rugova, ish-deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të jenë pjesë e listës për kandidatë të pozitës së deputetit.

Kjo u konfirmua nga nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu.

Veliu në një bisedë telefonike i ka thënë se vendimi ka qenë i tyre(Ukës dhe Teutës) që të mos marrin pjesë në listën e kandidatëve për deputetë.

“Ka qenë vullneti i tyre, ne i kemi ofruar mundësinë, por vullneti i tyre ka qenë që të mos marrin pjesë në listën për deputetë”, ka thënë shkurtimisht Veliu.

Teuta Rugova njihet si një nga deputetet që përpos mungesave të shumta, ajo ka folur shumë rrallë para deputetëve.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM