Vjosa Osmani njofton ambasadorët rreth takimeve LDK – VV

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani sot është takuar me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorën e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Osmani gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Temë diskutimi ishin situata aktuale politike në Kosovë, prioritetet e LDK-së dhe diskutimet për përbërjen e Qeverisë së re.

Osmani ka folur për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përpjekjet për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Gjatë, ditës së sotme, Vjosa Osmani është takuar edhe me Ambasadorën e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Gjatë takimit janë diskutuar për prioritetet kyçe të qeverisjes së ardhshme, në veçanti reformat në institucionet e Kosovës, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe çështje tjera të cilat ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM