Albin Kurti then rekordin e shikueshmërise ende pa filluar emisioni

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

I ftuar në TV Dukagjini përballë analistëve, Albin Kurti ka thyer përsëri rekordin e shikuesshmerisë. Kësaj radhe ende pa filluar emisioni. Live jane duke e ndjekur 12.500 persona në FB.

Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Mbas arsimimit baze (1981 deri 1989) dhe më tej atij të mesëm (1989 deri më 1993) në Prishtinë vazhdon studimet. Në rezistencë kundër Milosheviçit në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare.

Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviçit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.

Ai është kandidat i Levizjes Vetvendosje për Kryeministër të Kosovës.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM