Albin Kurti tregon se i ka siguruar votat pa LDK-në, merr përkrahjen e deputetëve nga pakicat joserbe

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Albin Kurti, ka njoftuar se ka marrë përkrahjen e tre deputetëve të pakicave joserbe. Me këtë hap, fituesi i zgjedhjeve ka arritur të mbërrijë numrin 60 te deputetëve që do t’i japin përkrahje për Qeverinë e re. Ai madje ka potencuar faktin se me ta arriti të mirrej vesh edhepse nuk jane numëruar ende votat.

“Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime”, ka shkruar Kurti, në një njoftim në FB.

Kurti ka bërë të ditur se me LDK’në janë marrë vesh të ndërtojnë Qeverinë posa të certifikohen zgjedhjet e 6 tetorit.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM