Edhe Albin Kurtit i hyn valles: Stilistët i bashkohen VV-së

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Albin Kurti, kryetari i VV-së, ka bërë të ditur se stilistët e njohur, Kujtim dhe Meri Berisha, janë bërë pjesë e kësaj partie.

Kurti tha se fjala për markën Kujta & Meri filloi në Kosovë, për të hyrë më pas nëpër institucione të rëndësishme të modës edhe jashtë vendit

“Në vitin 2009, ata morën pjesë në Javën e Modës në Milano, e cila u vlerësua shumë nga mediat italiane duke u siguruar atyre ftesë në prezantimin e koleksionit për gra në Javën e Modës që u mbajt nga Critical Fashion në po atë qytet. Si rezultat i vlerësimeve, sidomos prej kritikëve të disenjit në këtë industri, ata u ftuan të marrin pjesë po atë vit edhe në Eksposita Houte Couture Art & Galeria në Milano. Në vitin 2014, ata prezantuan fustane në Javën e Modës në Berlin”, ka shkruar Kurti.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM