Zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare të mbajtura në vitin 2017, e nxorrën Lëvizjen Vetëvendosje me një numër të madh të votave, përkatësisht duke i’a siguruar vendin e II-të si subjekt pas koalicionit PAN. Por shumëçka ka ndryshuar që nga ajo kohë.
Në këto zgjedhje parlamentare që pritet të mbahen më 6 Tetor 2019, Lëvizja Vetëvendosje do t’i hyjë garës me një listë tjetër, ku mungojnë figurat më të shquara të kësaj partie pas Albin Kurtit nga zgjedhjet e kaluara.
Ish-shokët e Albinit, u renditën menjëherë pas tij me votat e grumbulluara në listën zgjedhore deri te kandidati i gjashtë i cili ishte Glauk Konjufca, që është akoma pjesë e VV-së.
I dyti me vota pas Albin Kurtit, u rradhit Dardan Molliqaj me 49,026 vota. I treti u rradhit Visar Ymeri me 40,980 vota, i katërti Dardan Sejdiu me 39,219 vota. E pesta në këtë listë për nga numri i votave ishte Aida Dërguti e cila njihet për kundërshtimet me Albin Kurtin me 32,460 vota.
Në total deputetët e zgjedhur nga Vetëvendosje tani kandidat të AAK-PSD kishin 242,130 vota.
Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të kandidatëve të zgjedhur deputet nga Vetëvendosje në zgjedhjet 2017.
Të markuar – dikur antarët e VV tash kandidat për deputet nga PSD.

Shumica e deputetëve të zgjedhur nga Vetëvendosje në legjislaturën e kaluar, tani janë në një listë tjetër garuese, atë të koalicionit AAK-PSD, me kandidat për Krieministër – Ramush Haradinajn.
Në këtë listë mungojnë edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës – Shpend Ahmeti dhe Kryetari i Komunës së Kamenicës – Qëndron Kastrati.
Mbetet të shihet nese ky konstalacion i dalë nga Vetëvendosja do t’i dëmtojë ata në rezultat zgjedhor të 6 Tetorit apo jo.
NEOGAZETA







