Kurti zbulon prapaskenat e emërimeve në LDK për të cilat kishte shkruar ILIRIANPOST.COM: Zemaj deshi të bëhej Ministër i Drejtësisë

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Ish-Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe për prapaskenat që kanë ndodhur në Lidhjen Demokratike të Kosovës kur është vendosur për emërimet në pozitat qeveritare. Ka thënë se ka informacione se Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kishte dashur të merrte drejtësinë, por, ia kanë dhënë Shëndetësinë. Për këtë kishte shkruar ILIRIANPOST.COM më 7 Korrik 2020 (Lexoje lajmin)

Lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti në televizionin partiak, ka dhënë informacione të brendshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ka shpjeguar se si janë bërë emërimet në pozitat ministrore teksa ka treguar se Armend Zemaj kishte kërkuar të shkonte në Drejtësi. Por, partia e kishte dërguar në shëndetësi.

Në anën tjetër shifrat tregojnë Kosovën në pozicion më të mirë se vendet e rajonit në raport me COVID.

Kurti nuk ka shpjeguar se si i ka marrë këto informacione, por ka thënë se me vendimin e saj LDK’ja i dha Zemajt shëndetësinë por shëndetësinë e humbën qytetarët.

“Me sa kam informacione unë, ka dashur të bëhet Ministër i Drejtësisë, e kur nuk ka arritur të bëhet Ministër i Drejtësisë atëherë ka dashur të bëhet Ministër dhe i kanë thënë merre shëndetësinë dhe sot e kemi për Ministër të Shëndetësisë”, ka thënë Kurti, në një intervistë në televizionin partiak.

“Ministër kemi por shëndetësi nuk kemi”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se Qeveria e Avdullah Hotiti ka dështuar krejtësisht në menaxhimin e pandemisë dhe në rimëkëmbje ekonomike.

“Keqmenaxhimi me pandeminë është për nga pasojat e trishtueshme për Republikën tonë. Bëhet fjalë për një Qeveri që dështojë në secilën fushë.

Kurti ka mbrojtur ish-Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqin, duke thënë se largimi i tij prishi vazhdimësinë e mirëmenaxhimit të pandemisë.

Nga LDK tregojnë a do të shkarkohet Ministri i Shëndetsisë: Zemaj mbanë konferencë për media

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM