Pas 2 ore ka përfunduar takimi i mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas takimit ka folur para mediave zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, i cili tregoi për diskutimet që ka bërë kryesia.
Ai ka treguar se vazhdimi i negociatave më VV-në për koalicion do të vazhdojë vetëm pas certifikimit të rezultateve nga KQZ.
“Sot diskutuam për rezultatin e ngushtë me Vetëvendosjen. Po presim rezultatin final. Mos të përjashtojmë edhe votat e diasporës. Zhvillimi i takimeve me VV do të fillojë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ. Në momentin që certifikohen rezultatet do të fillojmë bisedimet me VV. Kemi një rezultat të ngushtë kemi dallim me pak se 2500 vota. Andaj do t’i presim certifikimin e rezultateve. Takimi i radhës më VV-në do vazhdoj pas certifikimit”, tha Mustafa.
Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar takimi i parë mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës e Vjosa Osmanit, për të diskutuar rreth koalicionit qeverisës.
Pas atij takimi Kurti e Osmani theksuan se u pajtuan vetëm për parimet, ndërsa, për qështjet tjera do të takohen grupet punuese nga të dyja partitë, gjatë ditës së sotme.
NEOGAZETA







