Reagon Isa Mustafa: I papranueshëm shkarkimi i Agim Veliu

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Isa Mustafa, Kryetari i LDK-së ka reaguar pasi Kryeministri Albin Kurti e shkarkoi Agim Veliun.

ILIRIANPOST.COM mëson se nga LDK dyshojnë se ky shkarkim është bërë me aprovimin e Vjosa Osmani e cila para pak kohësh e quante Agim Veliun analfabet.

Shkrimi i plotë i Isa Mustafa:

Qytetarë të nderuar

Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.

Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit.

Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së.

Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike.

Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.

Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit. IM

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM