Ulen pagat në Qeveri, nuk preken ato të Deputetëve

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimit për rritjen e pagave që e kishte marrë Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj në dhjetor të 2017-s.

“Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu me këtë vendim nuk janë prekur as pagat e Deputetëve.

Janë shfuqizuar të gjitha vendimet për emërimet e koordinatorëve nacionalë.

Pas mbledhjes së parë punuese të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur në konferencë për media, siç rëndom ndodhte në Qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM