Vetvendosje i merr LDK-së ekspertin e turizmit dhe financuesin e deges së Pejës

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM

Jeton Lajçi ish kandidat për deputet dhe zyrtar i LDK-së në Pejë ka kaluar në Vetvendosje. ILIRIANPOST.COM nga burime afër Jetonit kupton se ai ishte edhe financues i Kujtim Shalës dhe degës së LDK në Pejë. Lajmin e ka bërë të ditur Albin Kurti.

Jeton Lajçi ka përfunduar studimet për Menaxhim të Turizmit në Institutin ITV të Bern-it dhe për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Universitetin e Tiranës.

Ai në Lëvizje vjen nga Peja që shënon rëndësinë e zhvillimit turistik në vend dhe sjell përvojën nga fusha të ndryshme të turizmit ndërkombëtar me punën që ka bërë për kompani prestigjioze në Zvicër. Kosova është e pasur me bukuri natyrore por që nuk njihen sa duhet nëpër botë.

Fusha e turizmit malor, planifikimi hapësinor dhe rregullator për zona turistike nuk është i plotë. Me Jetonin dhe të tjetër të kësaj fushe që i janë bashkuar Lëvizjes, në vend të shpronësimeve dhe asfaltit do të vendoset zhvillimi dhe gjelbërimi.

Kështu, bashkë me Ali Lajçin, Shpejtim Bulliqin e Petrit Bicajn, i uruam mirëseardhje dhe suksese Jetonit.

- Shpërndarje nga ILIRIANPOST.COM